Kur fillon dhe mbaron afera Agasi-Vlora Hyseni
Nga buronte pushteti i Ergys Agasit? 27 S...
Nga buronte pushteti i Ergys Agasit? 27 S...

Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë dhe Rusisë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës. Si erdhi deri te takimi me Lavrovin dhe si e vlerëson Wadephul atë?
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, është takuar papritur me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, në kuadër të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Biseda, që zgjati rreth 20 minuta dhe ishte takimi i parë dypalësh midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve pas disa vitesh, u organizua, sipas Wadephulit, me ndërmjetësimin e palëve të treta.
"Jam kontaktuar nga shumë kolegë të vendeve të tjera dhe më është thënë se Rusia ishte e gatshme për një bisedë”, tha ministri i Jashtëm gjerman në një intervistë për emisionin gjerman të ARD-së, tagesthemen. Sipas tij, shumë prej tyre e këshilluan ta zhvillonte këtë takim dhe madje ia kërkuan një gjë të tillë.
"U kalua një vijë e kuqe"
Përmbajtja e bisedës u përqendrua te pasojat e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas Wadephulit, një nga çështjet kryesore ishte eksporti i drithërave nga Ukraina dhe Rusia. "Një vend si Egjipti ka nevojë urgjente për diçka të tillë. Ekziston rreziku i urisë”, tha ministri gjerman i Jashtëm. Angazhimi për të garantuar këto eksporte është, sipas tij, gjëja e duhur për t'u bërë.
Tema e dytë ishte incidenti me dronin në aeroportin Leipzig/Halle. "Një dron, i cili realisht mund të kishte shkaktuar rrëzimin e avionëve, është vënë në përdorim atje nga duar ruse”, tha Wadephul.
Ai theksoi se ia kishte bërë të qartë Lavrovit se "me këtë është kaluar një vijë e kuqe” dhe se Gjermania pret që një gjë e tillë të mos përsëritet. "Ne jemi gjithmonë të gatshëm të reagojmë”, paralajmëroi ministri gjerman i Jashtëm.
Qeveria federale gjermane e konsideron Rusinë përgjegjëse për incidentin me një dron të pajisur me lëndë shpërthyese që nuk arriti të shpërthejë në aeroportin Leipzig/Halle, një nyje logjistike me rëndësi të madhe për mbështetjen e Ukrainës. Sipas Berlinit zyrtar, droni paraqiste një rrezik serioz për trafikun ajror dhe mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda. Autoritetet gjermane e lidhin incidentin me veprime ruse dhe e shohin atë si një përshkallëzim të papranueshëm.
Së treti, Wadephul tha se i kishte bërë të qartë Lavrovit se mbështetja gjermane për Ukrainën mbetet e palëkundur. "Kjo mbështetje është plotësisht e pandërprerë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, duke shtuar se tani është Rusia ajo që duhet të ulet në tryezën e negociatave. "Nuk ka asnjë justifikim për këtë luftë, e cila po merr jetë të panumërta njerëzish, përfshirë edhe viktima ruse, por mbi të gjitha viktima civile në Ukrainë”, deklaroi Wadephul.
Jo ndryshim i politikës së jashtme gjermane
Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, ndërsa Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë agresionit rus. "Është e drejtë që ne të flasim me njëri-tjetrin”, tha më tej Wadephul. Sipas tij, Rusia aktualisht nuk është e gatshme t'i japë fund luftës kundër Ukrainës. "Megjithatë, unë besoj se është e drejtë që ne të vazhdojmë të bisedojmë me njëri-tjetrin. Kjo është detyra e ministrive të jashtme dhe e diplomacisë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.
Pranimin e një bisede të drejtpërdrejtë me Lavrovin, Wadephul nuk e sheh si një ndryshim të kursit në politikën e jashtme gjermane. Gjermania vazhdon të mbrojë të drejtën ndërkombëtare dhe të qëndrojë në krah të Ukrainës. Këtë qëndrim, tha ai, ia bëri të qartë edhe një herë ministrit të Jashtëm rus gjatë takimit. "E dini, me miqtë nuk negociohet, ndërsa me kundërshtarët duhet të negociohet. Ky është një nga parimet themelore të politikës së jashtme dhe ai vlen edhe në këtë rast”, tha Wadephul.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e vuri menjëherë në pikëpyetje dobinë e takimit dhe tha se nuk kishte parë asnjë përparim konkret. Në një deklaratë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, Lavrov u shpreh: “Nëse shihen deklaratat e përditshme publike të Berlinit, nuk kam dëgjuar asgjë ndryshe.”Sipas tij, qëndrimet e paraqitura nga pala gjermane ishin tashmë të njohura dhe nuk sollën asgjë të re. “Mund të më kishin telefonuar thjesht”, shtoi kryediplomati rus.
Fjalim mbi rreziqet e inteligjencës artificiale
Wadephul kishte udhëtuar në Nju Jork si përfaqësues i kancelarit federal Friedrich Merz. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u përqendrua te rreziqet që vijnë nga zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i inteligjencës artificiale.
Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi se përparimi i vrullshëm i teknologjive të inteligjencës artificiale sjell jo vetëm mundësi të mëdha, por edhe sfida serioze për sigurinë, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar. Së bashku, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të sigurojnë që inteligjenca artificiale “t’i shërbejë dinjitetit njerëzor”, theksoi Wadephul në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./ DW
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një plan iran...
Një tragjedi ka ndodhur në qendër të Athinës, ndërsa dy tr...
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet q...
Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë festojnë sukse...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i...
Dogana e Malit të Zi njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar n...
Një nga tre personat që u qëllua me armë zjarri gjatë tubi...
Ligjvënësit në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit gjerm...
Qytetarë në disa qytete të Kosovës kanë dalë në rrugë të p...
Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e ...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Dhjetëra delegatë kanë braktisur sallën e Asamblesë së Për...
Një kompani amerikane që i ofroi Pentagonit dhe agjencive ...
Një total, prej 781 personash kanë kaluar Kanalin Anglez m...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar s...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me ho...
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për shtetasin B...
Një sasi prej 91 kilogramë lënde narkotike e dyshuar kanab...
Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...