Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq të Korçës ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.
Sipas të dhënave, mësohet se 44-vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshkitur pasi nuk ka qenë i siguruar me frenë dore dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.
44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
-Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.












Komente
Komento