Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë! Humb jetën 43-vjeçari

27 Shtator 2026, 08:40Kronika TEMA
Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq të Korçës ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.

Sipas të dhënave, mësohet se 43-vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshkitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.

43-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje