LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbardh takimin me Sergej Lavrov: Është e drejtë që ne të flasim me njëri-tjetrin

Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë dhe Rusisë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës. Si erdhi deri te takimi me Lavrovin dhe si e vlerëson Wadephul atë?

27 Shtator 2026, 08:41 Nga I.A
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbardh takimin me Sergej Lavrov:
Sergej Lavrov dhe Johann Wadephul

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, është takuar papritur me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, në kuadër të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Biseda, që zgjati rreth 20 minuta dhe ishte takimi i parë dypalësh midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve pas disa vitesh, u organizua, sipas Wadephulit, me ndërmjetësimin e palëve të treta.

"Jam kontaktuar nga shumë kolegë të vendeve të tjera dhe më është thënë se Rusia ishte e gatshme për një bisedë”, tha ministri i Jashtëm gjerman në një intervistë për emisionin gjerman të ARD-së, tagesthemen. Sipas tij, shumë prej tyre e këshilluan ta zhvillonte këtë takim dhe madje ia kërkuan një gjë të tillë.

"U kalua një vijë e kuqe"

Përmbajtja e bisedës u përqendrua te pasojat e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas Wadephulit, një nga çështjet kryesore ishte eksporti i drithërave nga Ukraina dhe Rusia. "Një vend si Egjipti ka nevojë urgjente për diçka të tillë. Ekziston rreziku i urisë”, tha ministri gjerman i Jashtëm. Angazhimi për të garantuar këto eksporte është, sipas tij, gjëja e duhur për t'u bërë.

Tema e dytë ishte incidenti me dronin në aeroportin Leipzig/Halle. "Një dron, i cili realisht mund të kishte shkaktuar rrëzimin e avionëve, është vënë në përdorim atje nga duar ruse”, tha Wadephul.

Ai theksoi se ia kishte bërë të qartë Lavrovit se "me këtë është kaluar një vijë e kuqe” dhe se Gjermania pret që një gjë e tillë të mos përsëritet. "Ne jemi gjithmonë të gatshëm të reagojmë”, paralajmëroi ministri gjerman i Jashtëm.

Qeveria federale gjermane e konsideron Rusinë përgjegjëse për incidentin me një dron të pajisur me lëndë shpërthyese që nuk arriti të shpërthejë në aeroportin Leipzig/Halle, një nyje logjistike me rëndësi të madhe për mbështetjen e Ukrainës. Sipas Berlinit zyrtar, droni paraqiste një rrezik serioz për trafikun ajror dhe mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda. Autoritetet gjermane e lidhin incidentin me veprime ruse dhe e shohin atë si një përshkallëzim të papranueshëm.

Së treti, Wadephul tha se i kishte bërë të qartë Lavrovit se mbështetja gjermane për Ukrainën mbetet e palëkundur. "Kjo mbështetje është plotësisht e pandërprerë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, duke shtuar se tani është Rusia ajo që duhet të ulet në tryezën e negociatave. "Nuk ka asnjë justifikim për këtë luftë, e cila po merr jetë të panumërta njerëzish, përfshirë edhe viktima ruse, por mbi të gjitha viktima civile në Ukrainë”, deklaroi Wadephul.

Jo ndryshim i politikës së jashtme gjermane

Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, ndërsa Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë agresionit rus. "Është e drejtë që ne të flasim me njëri-tjetrin”, tha më tej Wadephul. Sipas tij, Rusia aktualisht nuk është e gatshme t'i japë fund luftës kundër Ukrainës. "Megjithatë, unë besoj se është e drejtë që ne të vazhdojmë të bisedojmë me njëri-tjetrin. Kjo është detyra e ministrive të jashtme dhe e diplomacisë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Pranimin e një bisede të drejtpërdrejtë me Lavrovin, Wadephul nuk e sheh si një ndryshim të kursit në politikën e jashtme gjermane. Gjermania vazhdon të mbrojë të drejtën ndërkombëtare dhe të qëndrojë në krah të Ukrainës. Këtë qëndrim, tha ai, ia bëri të qartë edhe një herë ministrit të Jashtëm rus gjatë takimit. "E dini, me miqtë nuk negociohet, ndërsa me kundërshtarët duhet të negociohet. Ky është një nga parimet themelore të politikës së jashtme dhe ai vlen edhe në këtë rast”, tha Wadephul.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e vuri menjëherë në pikëpyetje dobinë e takimit dhe tha se nuk kishte parë asnjë përparim konkret. Në një deklaratë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, Lavrov u shpreh: “Nëse shihen deklaratat e përditshme publike të Berlinit, nuk kam dëgjuar asgjë ndryshe.”Sipas tij, qëndrimet e paraqitura nga pala gjermane ishin tashmë të njohura dhe nuk sollën asgjë të re. “Mund të më kishin telefonuar thjesht”, shtoi kryediplomati rus. 

Fjalim mbi rreziqet e inteligjencës artificiale

Wadephul kishte udhëtuar në Nju Jork si përfaqësues i kancelarit federal Friedrich Merz. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u përqendrua te rreziqet që vijnë nga zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i inteligjencës artificiale.

Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi se përparimi i vrullshëm i teknologjive të inteligjencës artificiale sjell jo vetëm mundësi të mëdha, por edhe sfida serioze për sigurinë, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar. Së bashku, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të sigurojnë që inteligjenca artificiale “t’i shërbejë dinjitetit njerëzor”, theksoi Wadephul në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./DW

johann wadephul sergej lavrov

Sondazh

Poll

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel