Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari

27 Shtator 2026 | 08:56

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, ku një 74-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit, 74-vjeçari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik në Maliq, humb jetën 44-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, viktima i identifikuar si Igli...
08:34 | 27/09/2026

Zhvillohet sot “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë

Tirana do të presë këtë të diel aktivitetin sportiv “Tiranathlon 2026”, një garë që bashkon tre disiplina sportive: notin, çiklizmin dhe vrapin. Për mbarëvajtjen e...
08:12 | 27/09/2026

Kryeministri Rama, nesër mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA

Kryeministri Edi Rama, ditën e nesërme, do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë, menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Asamblenë e...
21:35 | 26/09/2026