Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 43-vjeçari kishte ndaluar automjetin dhe po nxirrte rroba nga bagazhi. Në këto momente, dyshohet se mjeti ka rrëshqitur.
43-vjeçari ka tentuar ta ndalojë automjetin nga pas, por dyshohet se ka përfunduar poshtë tij dhe është goditur rëndë.
Pavarësisht ndërhyrjes, 43-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës”, thuhet ne njoftim.
© SYRI.net