Aksident tragjik në Maliq, nuk mbajnë frenat e makinës, humb jetën 44-vjeçari

Nga Artin Halili
27 Shtator 2026, 08:57 | Kronikë

Aksident tragjik në Maliq, nuk mbajnë frenat e makinës, humb

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari, Igli Kllogjeri,  ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kohë kur makina dyshohet se nuk i kanë kapur frenat dhe ka lëvizur në një terren të pjerrët, duke përfunduar poshtë.

Për pasojë, 44 vjeçari ka mbetur i bllokuar në automjet dhe ka humbur jetën.

Aksident tragjik në Maliq, nuk mbajnë frenat e makinës, humb

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti.

“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës”, njoftoi policia.

Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos