Shpërthen bombola e gazit në Maliq, 74-vjeçari pëson djegie në fytyrë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.
Sipas të dhënave, mësohet se 44 vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.
44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel