POLITIKË /

Skandali me ish-shefen e SHISH/ Rama pritet të flasë sot nga Rinasi pas kthimit nga SHBA! Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, ora e daljes së tij publike do të bëhet e ditur pasi të konfirmohet udhëtimi nga aeroporti JFK, i ndikuar nga moti i keq. 

Shkruar nga Versus
Skandali me ish-shefen e SHISH/ Rama pritet të flasë sot nga Rinasi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet qytetarëve me një mesazh nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë sot në Shqipëri.

Ai përfundoi vizitën gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, ora e daljes së tij publike do të bëhet e ditur pasi të konfirmohet udhëtimi nga aeroporti JFK, i ndikuar nga moti i keq. 

Mesazhi është paralajmëruar në një kohë kur vendi po ndjek zhvillimet e hetimit ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj saj masën “arrest në shtëpi”, ndërsa SPAK e ka nën hetim për dyshime që lidhen me zbulimin e të dhënave sekrete dhe përkrahjen e autorit të krimit.

Hyseni është shkarkuar nga drejtimi i SHISH-it. Kryeministria nuk ka konfirmuar ende se kjo çështje do të jetë tema e mesazhit të Ramës. 

Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj ka thirrur për të hënën, më 28 shtator, në orën 08:30, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Pallatin e Brigadave.

Sipas raportimeve, në fokus pritet të jetë vlerësimi i situatës së sigurisë pas zhvillimeve në SHISH. Në mbledhje pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Rama./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll