Në vitin 2017, Engrid Henaj u përjashtua nga Policia e Shtetit pasi u arrestua mbi dyshime për vjedhje. Si efektiv e mbylli pa lavdi, por edhe si qytetar, vite më vonë, 39-vjeçari u përfshi në paligjshmëri, edhe më keq. Emri i tij është në mesin e 52 personave që Antidroga e Tiranës ka identifikuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.
Roli i ish-policit, siç thonë burimet, ishte ndër më kryesorët për shpërndarjen e lëndëve narkotike, dyshime të dokumentuara këto me prova ligjore. Në pranga ra edhe furnitori kryesor, Ferit Xhani, 36 vjeç, i njohur për policinë, me precedent penal po për drogë dhe plagosje.
Ishte një hetim 4 mujor që zbuloi disa grupe të shitjes së drogës, kryesisht pranë shkollave. Në disa raste policia arriti të filmojë me dron, dorëzimin e dozave te dyert e shkollave, edhe fëmijëve të mitur. Në disa raste u bënë edhe blerje të simuluara.
Droga shpërndahej pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, ndër to “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Cajupi”, Ekonomiku profesional dhe “Hoteleri Turizmi.”
Por harta e shpërndarjes së drogës është e zgjeruar thuajse në të gjithë Tiranën, pranë qendrës, në Unazën e Mesme e deri në periferi.
Që mos të binin në sy të policisë, shpërndarësit provuan disa mënyra kamuflimi. Monopatinat, të cilat prej 1 viti ndalohen vetëm në letër, përdoreshin për të dërguar “porositë” e drogës. Më tej, skema klasike vijonte përmes taksive dhe motorëve të picave apo delivery.
Nga 52 urdhër-arreste me vendim gjykate, 31 u ekzekutuan, ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Më herët, thotë policia, si pjesë e të njëjtit hetim, u arrestuan edhe 7 të tjerë.
Grupet shisnin lloje të ndryshme narkotikësh, të cilat u sekuestruan gjatë ekzekutimit të operacionit “Shkolla të Pastra”.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë për të garantuar sigurinë e fëmijëve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Report Tv ka siguruar fotot e Ferit Xhanit dhe Engrid Henajt, furnitorit dhe ish-efektivit të policisë të përfshirë në rrjetin e shpërndarësve të drogës që vepronin në shkollat e Tiranës.
Xhani, me mbiemrin ‘Luzi’ ka precedentë penalë për drogëndhe plagosjen.
Henaj është përjashtuar para disa vitesh nga policia për vjedhje. Dyshohet se në grupin e shpërndarësve kishte një rol të rëndësishëm.

Grupet kriminale kishin shtrirë aktivitetin në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik.
Shpërndarësit dyshohet se furnizonin me lëndë narkotike edhe persona të mitur. Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”, kishte rolin e furnizuesit, sipas hetimeve. Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen.
Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje.
Operacioni “Shkollat e pastra” ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vlerësoi operacionin e fundit të Policisë së Shtetit, duke theksuar bashkëpunimin me Prokurorinë, hetimin profesional dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit.
“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale.
Ai theksoi se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin.
“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme.
-
Po ndoj leke a sekuestruan?
Përgjigju -
Kjo duhet bere ne gjithe shkollat e vendit
Përgjigju





Komente
Komento