Zelensky thotë se do të shkojë në Moskë “me raketë”, Peskov e ironizon: Mirë që kujton rusishten

27 Shtator 2026, 09:10Bota TEMA
Zelensky thotë se do të shkojë në Moskë “me

Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, vlerësoi pozitivisht faktin që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, siç tha ai, e kujton “gjuhën origjinale ruse”, duke komentuar ironikisht deklaratën dhe betimet e mëparshme të Zelensky-t.

Më herët, kur Zelensky po largohej nga ndërtesa e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur një gazetar e pyeti në rusisht se kur do të vinte në Moskë, ai u përgjigj në rusisht “në raketë”, duke e përfunduar përgjigjen me një fjalë fyese, raporton RIA Novosti.

“Është mirë që z. Zelensky e mban mend gjuhën origjinale ruse ”, tha Peskov për portalin Vesti.

Lini një Përgjigje