Një 74-vjeçar është lënduar mëngjesin e sotëm pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij në fshatin Pojan të Maliqit. I moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe po merr trajtim mjekësor në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit me inicialet Th. K., rreth 74 vjeç.
Sipas njoftimit të Policisë, shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar djegie në fytyrën e të moshuarit, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
74-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas autoriteteve, është jashtë rrezikut për jetën.

