Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Pojan, në Maliq.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në banesën e një 74-vjeçari, të identifikuar me inicialet Th. K.
Si pasojë e shpërthimit, 74-vjeçari ka pësuar djegie në fytyrë.
Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacione paraprake
-Rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, ka pësuar djegie në fytyrë vetë shtetasi Th. K., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.
Janë ngritur grupet hetimore për të dyja ngjarjet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.
© SYRI.net