31 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të policisë së Tiranës për goditjen e grupeve që shisnin drogë pranë shkollave.
Janë identifikuar në total 52 persona, nga të cilët 14 janë në kërkim. 7 të tjerë janë arrestuar gjatë periudhës hetimore.
Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery
Nga operacioni janë sekuestruar 1 kg e 75 gr heroinë dhe 1 kg e 265 gr kokainë. Gjithashtu policia ka gjetur edhe 685 gramë kanabis, 1 pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera.
Emrat e të arrestuarve:
Genti Jaupi
Endrit Balla
Eduart Oleff
Bledar Kasa
Erlind Vlashi
Denis Shoti
Armando Koçi
Ernest Hamollari
Janaq Nakuçi
Shpëtim Çiçiku
Engrid Henaj
Enis Maliqaj
Franci Papajani
Klement Metallari
Ram Tafaj
Klajdi Malaj
Isuf Dine
Ferit Xhani
Bestar Malaj
Igli Avxhi
Arnold Lila
Sefer Allushi
Elton Tola
Arbias Prenga
Vilson Mete
Durim Matja
Eljado Prendaj
Nikolla Shkarpa
Armando Kuqi
Taulant Alstafa
Volf Ramadani
7 personat e arrestuar më herët:
Ksainel Caka
Gezim Muhameti
Zhuljan Prenci
Erald Tafani
Darlin Shahinas
Donaldo Frate
Marin Tabaku
PAMJE nga operacioni:
“Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht:
G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.
Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.
Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.”– njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.













