Bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë pritet të organizojnë sot tubime në disa qytete evropiane, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Të lidhura
None found
Nën moton “Jo në emrin tim”, protestat do të zhvillohen në Londër, Oslo, Gjenevë, Trevison, Lindau dhe Shkup.
Në Shkup, tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” duke nisur nga ora 14:00. Në Londër, protesta është planifikuar nga ora 15:00 deri në 18:00, në Richmond Terrace, ndërsa në Oslo pjesëmarrësit pritet të mblidhen nga ora 13:00 deri në 14:00, në Eidsvolls Plass.
Ndërkohë, qytetarët në Prishtinë do të rikthehen sonte në sheshin “Skënderbeu”. Tubimi nis në orën 21:00 dhe zhvillohet për të 12-tën natë radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.
Një ditë më parë, diaspora shqiptare zhvilloi protesta në Ulm, Frankfurt dhe Hamburg të Gjermanisë, si dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, transmeton KosovaPress.
Qëllimi i këtyre protestave është kundërshtimi i vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
