Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për dyshime për krime lufte, aksioni lidhet me “Grupin e intelektualëve

Një operacion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Të lidhura

None found

Siç njoftoi Prokuroria Speciale, në Zubin Potok janë arrestuar nëntë persona, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Aksioni, i koduar “Dosja 23”, është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësi të tjera të specializuara të Policisë së Kosovës.

Operacioni lidhet me rastin e njohur me emrin “Grupi i intelektualëve” dhe me hetimet pas zbulimit të varrezave masive në Zubin Potok.

Gjatë ndërhyrjes janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e materialeve e dëshmive që dyshohet se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rastin.

Fillimisht, burimet kishin raportuar se priteshin arrestime, ndërsa nuk dihej numri i personave që do të ndaloheshin apo adresat e sakta ku po zhvillohej operacioni.

Detaje të tjera për aksionin dhe veprimet e ndërmarra nuk janë bërë ende publike. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë deklaruar se do ta informojnë publikun sapo të jetë e mundur publikimi i informacioneve.

Operacioni vijon të jetë në zhvillim, ndërsa Klankosova.tv është në pritje të përgjigjeve të mëtejshme nga Prokuroria Speciale dhe institucionet e sigurisë.


Shtuar më 27.09.2026 09:18

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom