Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nami nëpër shkollat 9-vjeçare, kokainë, heroinë, hashash...policia me dron e përgjime trupore arreston 31 persona (OPERACIONI SHKOLLA TË PASTRA, VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Nami nëpër shkollat 9-vjeçare, kokainë, heroinë,
Foto e kapur nga policia

Policia e Tiranës ka finalizuar, pas katër muajsh hetime, operacionin e koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, në kuadër të të cilit janë goditur disa grupe që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë hetimeve janë identifikuar 52 shtetas, pjesëtarë të këtyre grupeve, të cilët në mënyrë të veçuar ose në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shisnin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme pranë shkollave 9-vjeçare dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia bën me dije se, në kuadër të operacionit, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas.

Bëhet fjalë për shtetasit: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.

Ndërkohë, gjatë fazës hetimore janë ndaluar edhe 7 shtetas të tjerë: Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate dhe Marin Tabaku. Në kuadër të hetimeve, janë identifikuar gjithashtu 14 persona të dyshuar si pjesë e këtyre grupeve, të cilët janë shpallur në kërkim.

Gjatë periudhës së hetimit dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”.

Goditen disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Identifikohen 52 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme, pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ekzekutohen 31 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht:

G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës është e fokusuar maksimalisht në garantimin e sigurisë në shkolla dhe në luftën ndaj fenomeneve kriminale, si dhe siguron prindërit dhe qytetarët se do të intensifikojë kontrollet dhe hetimet për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese