Kur do të kërkojë falje Veliaj për mashtrimet prej 405 ditësh?
Prej 405 ditësh kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 ...
Prej 405 ditësh kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 ...

Prej 405 ditësh kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, dhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze, mashtruan dhe gënjyen opinionin publik, duke akuzuar prokurorin Ols Dado se ka nisur hetimet për shkak të konfliktit të interesit, ku sipas pretendimeve të tyre prokurori ka kërkuar shtesë mbi me lejen e ndërtimit, kërkesë që, sipas kryebashkiakut Veliaj, nuk e ka pranuar, ndaj dhe nisjen e hetimit ndaj tij e cilëson si "hakmarrje personale".
Mediat e paguara nga paratë e koncesioneve të pushtetit apo nga Arbër Veliaj, vëllait të kryebashkiakut Veliaj si "Report TV", "Tema" etj., të cilat që prej shkurtit të 2025, kohë kur edhe u arrestua Erion Veliaj, me megafonët e tyre të propagandës tentuan të manipulonin opinionin publik, duke krijuar aludime të rreme se prokurori i SPAK-ut, Ols Dado, po kryente hetime nga inati personal dhe kishte kërkuar leje për një shtesë ndërtimi mbi një pallat të ndërtuar në pronën e tij dhe 13 qytetarëve të tjerë.



Më tej u lobua me qindra mijëra dollarë për raporte të mbushura me shpifje dhe gënjeshtra kundër drejtësisë, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarëve të cilit kishin lënë në burg Veliajn, ku ky i fundit prej më shumë se një viti nuk shkon në gjykatë të përballet me akuzat, por me skenarë dhe skema ka shtyrë pafundësisht seancat gjyqësore.
Sulmi vijoi me padi në Gjykatën Administrative kundër prokurorit, ku Veliaj mori një tjetër goditje nga institucionet e drejtësisë, pasi iu rrëzua.
Pas 405 ditësh dhe pas kërkesash të njëpasnjëshme kundrejt këtij institucioni, një dokument zyrtar i vënë në dispozicion për CNA nga vetë Bashkia e Tiranës rrëzoi përfundimisht me fakte dhe prova këtë mashtrim të shëmtuar propagandistik, dhe dokumenti mban firmën e Alban Dokushit, Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar, besnikut dhe krahut të djathtë të Erion Veliajt.

Në shkresën e Dokushit theksohet se, në përgjigje të kërkesës së CNA-së, e cila u dërgua në datën 18 gusht 2026 dhe u protokollua pranë Bashkisë Tiranë në datën 19 gusht, Drejtoria e Lejeve për Zhvillimin e Territorit ka bërë me dije se nga verifikimi i kryer në sistemin elektronik e-leje, për rastin në fjalë rezulton vetëm leja e ndërtimit e miratuar me Vendimin nr. U-14078/4, datë 09.09.2021 të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Objekti i miratuar është "godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë, ndodhur në Rrugën e Bogdanëve, Njësia Administrative nr. 10, Tiranë".


Trualli rezulton në pronësi të 14 bashkëpronarëve, konkretisht Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik Berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Lloshi dhe Xhuljana Karruku, ndërsa zhvillues dhe subjekt ndërtues është shoqëria "ALB EDIL" sh.p.k.
Bashkia e Tiranës nën firmën e besnikut të Veliajt, Dokushi konfirmon zyrtarisht se për këtë truall ka vetëm një leje të rregullt të vitit 2021, të kërkuar nga kompania ndërtuese në përputhje me ligjin për të gjithë bashkëpronarët, duke hedhur poshtë çdo alibi të sajuar nga Veliaj për gjoja "konflikte interesi" apo "refuzime shtesash".
Ky dokument me firmë dhe vulë, i lëshuar nga administrata e vetë Erion Veliajt, gropos përfundimisht çdo tezë të përdorur në media për t'i ikur drejtësisë.
Me shkresën e tij Alban Dokushi thekson se ka vetëm një leje pallati dhe nuk ekziston një kërkesë për leje për shtesë nga Prokurori Ols Dado dhe asnjë refuzim nga kryetari i Bashkisë Tiranë.
Pas rrëzimit të gënjeshtrës dhe propagandës, lind pyetja kur do të kërkojë falje Erion Veliaj pas mashtrimeve dhe gënjeshtrave prej 405 ditësh?
Pas sulmeve të njëpasnjëshme që shkonin me raporte deri në senatin apo kongresin amerikan, pas padive qesharake në Administrative, pas shpifjeve të rrëzuara nga vetë krahu i djathtë i Veliajt në bashki për kërkesën e Dados për shtesë mbi lejen, e cila nuk ekziston, nuk ka një dokument me firmë të Ols Dados për kërkesën dhe as një refuzim me firmë të kryebashkiakut për këtë kërkesë, pas goditjeve nga mediat pranë tij.
Erion Veliaj duhet të kërkojë falje publikisht që prej 405 ditësh ka mashtruar opinionin publik dhe ka akuzuar dhe shpifur për prokurorin Ols Dado./ CNA
Këtë të diel në kryeqytet zhvillohet aktiviteti sportiv “T...
Tirana do të presë të dielën e 27 shtatorit aktivitetin sp...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas t...
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi ka nisur jo vetëm me emocionet...
Këtë të shtunë po mbahet protesta e 119-të kundër qeverisë...
Kur na ndajnë vetëm disa minuta nga nisja e sfidës Shqipër...
Gazetari Artan Hoxha komentoi sot zhvillimet e ditëve të f...
Gazetari Artan Hoxha, në një dalje televizive, ka ndarë de...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nën...
Pas shumë vitesh larg ekraneve, medias dhe reagimeve polit...
Menjëherë pas emërimit të Vlora Hysenit në SHISH, më 3 pri...
Ditët e fundit debati kryesor publik ka qenë masa e arrest...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar sot gjatë bashkëb...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u kremtuan s...
Presidenti Bajram Begaj priti sot Ambasadorin e ri të Shte...
Tashmë e nëntë ditë me radhë, në sheshin e Prishtinës po m...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe kryetari ...
Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për SPAK-un ...
Eric Wendt dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti Bajram...
Tirana po përjeton një bum turistik në vjeshtë, duke thyer...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë ku një 43 vjeça...
një shtetas i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij i ...
Një autobus ka marrë flakë në hyrje të tunelit të Elbasani...
Këtë të shtunë u vu në pranga shtetasi Bledar Cafi, i njoh...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një plan iran...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...