Vozinha, hero vetëm në Botëror? Gafa e tij dënon Kepin e Gjelbër(VIDEO) Nicolo Barella qëndron në Itali dhe nuk niset me pjesën tjetër të skuadrës për në Bursa ku mbrëmjen e së hënës do të luajë ndaj Turqisë së Vincenzo Montellas në sfidën e raundit të dytë të Nations League.
Të njëjtin fat me futbollistin e Interit patën edhe 9 futbollistë të tjerë; Roberto Mancini vendosi të ndajë grupin për të menaxhuar më mirë përgatitjet në kuadër të ndeshjeve me Francën në Paris në 2 tetor dhe sërish me skuadrën turke në Bologna në 5 tetor.
Me këtë rast në Qendrën Stërvitore të Të Kaltërve ne Coverciano u organizya një stërvitje specifike ku përvec Barellas morën pjesë edhe Ahanor, Coppola, Inacio, Kouadio, Daniel Maldini, Mancini, Pessina, Ricci e Zoma. Në dispozicion të tyre u vunë një pjesë e stafit teknik të skuadrës.
Top Channel