Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 në pranga për drogën pranë shkollave, Demo: “Siguria e fëmijëve tanë është prioritet”

    Drogë pranë shkollave në Tiranë, 52 persona të identifikuar: 38 në pranga dhe 14 në kërkim

    Situata në vend dhe zhvillimet në SHBA, Rama mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Drogë pranë shkollave në Tiranë, 52 persona të identifikuar: 38 në pranga dhe 14 në kërkim
    Aktualitet

    Drogë pranë shkollave në Tiranë, 52 persona të identifikuar: 38 në pranga dhe 14 në kërkim

    September 27, 2026

    Një operacion i Policisë së Tiranës, i zhvilluar pas katër muajsh hetime, ka goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në total janë identifikuar 52 persona, 38 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Operacioni i koduar “Shkolla të Pastra” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Nga 38 personat e arrestuar, 31 janë kapur gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 7 të tjerë ishin arrestuar gjatë periudhës së hetimit.

    Sipas policisë, grupet e identifikuara e shpërndanin drogën pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore, lënda narkotike transportohej dhe shpërndahej përmes monopatinave, por edhe duke përdorur shërbime taksie dhe dërgesash.

    Gjatë hetimeve dhe ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë kanabis. Në kuadër të operacionit janë gjetur gjithashtu një pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

    Policia ka bërë publike edhe emrat e 31 personave ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.

    Ndërkohë, gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë: Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate dhe Marin Tabaku.

    Për 14 personat e tjerë të identifikuar si pjesë e këtyre grupeve, policia ka vijuar me shpalljen në kërkim. Gjeneralitetet e tyre nuk janë bërë publike, pasi hetimi vijon dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

    Sipas hetimeve, aktiviteti i grupeve ishte përqendruar në shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, por edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

    Policia e Tiranës deklaron se do të vijojë kontrollet dhe hetimet për garantimin e sigurisë në shkolla dhe për parandalimin e goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë sigurinë e nxënësve.

    droge shkolla Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 në pranga për drogën pranë shkollave, Demo: “Siguria e fëmijëve tanë është prioritet”

    September 27, 2026

    Drogë pranë shkollave në Tiranë, 52 persona të identifikuar: 38 në pranga dhe 14 në kërkim

    September 27, 2026

    Situata në vend dhe zhvillimet në SHBA, Rama mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”

    September 27, 2026

    Shpërthen bombola e gazit në banesë, 74-vjeçari pëson djegie në fytyrë

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.