web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditen grupet që shpërndanin drogë në shkolla/ Ekzekutohen 31 masa sigurie “arrest me burg”

27 Shtator 2026, 09:29, Kronika CNA

Goditen grupet që shpërndanin drogë në shkolla/ Ekzekutohen

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”.

Nga aksioni janë goditur disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Po ashtu janë identifikuar 52 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme, pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjithashtu janë ekzekutuar 31 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë. Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht:

G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery./ CNA





Lajmet e fundit nga