Albian Hajdari mungon ndaj Austrisë, Kosova pëson një goditje të rëndësishme

Albian Hajdari nuk do ta ndihmojë Kosovën në përballjen e sotme me Austrinë, e cila do të luhet në Vjenë për xhiron e dytë të Ligës B, Grupi 3 të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Emri i mbrojtësit nuk është përfshirë në listën zyrtare të UEFA-s me 23 lojtarët e lejuar për ndeshjen Austri – Kosovë.

Mungesa e Hajdarit përbën një shqetësim për përzgjedhësin Franco Foda, pasi futbollisti i Hoffenheimit e nisi si titullar sfidën e parë të Kosovës në këtë edicion, atë të fituar 1-0 ndaj Republikës së Irlandës.

Në takimin kundër irlandezëve, Hajdari u aktivizua në qendër të mbrojtjes në formacionin startues të Dardanëve.

Deri tani nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare që ka çuar në mungesën e tij.

Një ditë përpara përballjes me Austrinë, ai ishte parë duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e ekipit, në shoqërinë e Edon Zhegrovës.

Të dy lojtarët kryen vetëm vrapime të lehta, pasi kishin shqetësime të pësuara gjatë ndeshjes ndaj Irlandës.


Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom