Realitet si në përralla, motër e vëlla mbi 2 shekuj jetë në Pogradec

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
27 Shtator 2026, 10:03 | Aktualitet

Realitet si në përralla, motër e vëlla mbi 2 shekuj

Pandi Bardho dhe e motra e tij Artemisi janë ndoshta dy personat më të moshuar në Pogradec. Sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit, Pandi është 103 vjeç, ndërsa e motra 101 vjeçe. Gëzojnë shëndet të mirë dhe janë një minienciklopedi e gjallë për periudhat që kaluar Pogradeci që nga fëmijëria e tyre e deri tani.

Pandi vetë prezantohet, duke testuar edhe memorien e largët që nuk lë vend për asnjë gabim deri në emrin e mësuesit.

Pandi ka kujtime edhe nga pushtimi i Italisë dhe mënyra se si ai e perceptoi këtë pushtim.

Duke përjetuar të paktën tre periudha të ndryshme të historisë së vendit, Pandi bën edhe një përcaktim të kohërave më të mira. Motra e tij Artemisi ndryshe nga thënia se kush është ai që nuk do të jetojë sa më gjatë është e ngopur me jetën e saj.

Pwr ta nuk ka ndonjë sekret të kësaj jetëgjatësie, kanë punuar punë të ndryshme dhe janë ushqyer si gjithë të tjerët. Por me një të veçantë, këngën nuk e ndajnë nga goja sa herë mblidhen me të afërmit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos