Shpërthen bombola e gazit në Pojan, lëndohet 74-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2026, 10:03

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Pojan të Maliqit, duke lënë të lënduar një 74-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., sipas njoftimit të Policisë.

Si pasojë e shpërthimit, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë. Pas ngjarjes, ai është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sipas Policisë, 74-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet përkatëse po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të bombolës së gazit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit