E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditja e grupit të drogës, këto ishin gjimnazet ku shpërndahej lënda narkotike, zbulohet furnizuesi, roli i ish policit

Detaje të reja janë zbardhur nga goditja e grupit kriminal që funksiononte në të gjitha zonat e Tiranës për shpërndarjen e drogës.  

Lënda narkotike shpërndahej në disa gjimnaze të Tiranës si Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Çajupi dhe gjimnazi profesional Ekonomik. Shpërndarësit në këto gjimnaze shpërndanin lëndë narkotike te të miturit.

Ferit Xhani (Luzi) kishte rolin e furnizuesit. Ai është i njohur për policinë pasi është me precedent penal për drogë dhe plagosje.

Rol të rëndësishëm në këto grupe kishte edhe ish-efektivi i policisë, Engrid Henaj, i përjashtuar përpara disa viteve nga uniformat blu pasi u arrestuar për vjedhje.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve janë identifikuar 52 persona, të cilët dyshohet se vepronin të veçuar ose në grupe në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”; konkretisht për Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa, Volf Ramadani.

Ndërsa 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim; Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate, Marin Tabaku. Gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 shtetas të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.