Policia Kufitare e Kakavijës sekuestroi rreth 91 kg kanabis dhe arrestoi në flagrancë çiftin e bashkëshortëve nga Tirana.

Furgoni që drejtohej nga Klejdi Agalliu u kontrollua në skaner, ku u zbuluan 88 pako me kanabis, të fshehura poshte dyshemese se automjetit. Lënda narkotike kishte destinacion Greqinë.

Në pranga ranë Klejdi Agalliu, 28 vjeç si dhe bashkëshortja e tij Bukurije Agalliu, 25 vjeçe.

Përveç kanabisit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe furgonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë