Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
Nëntë persona janë arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”.
Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Sipas komunikatës së përbashkët, operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 9 persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se për detaje të tjera lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, publiku do të informohet në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.
Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 19-vjeçar! Shpëton shoferi i mjetit
Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur
Limaj në protestën “Jo në emrin tim”: UÇK-ja është identitet i këtij kombi dhe i lirisë
- 10:14 Rrëzohet helikopteri në Kanada, humbin jetën 4 persona
- 09:47 Pakistan, të paktën 11 të vdekur dhe 18 të plagosur nga një sulm ndaj një pike kontrolli
- 09:09 Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
- 09:06 Afrika e Jugut, të paktën 17 të vdekur dhe 15 të plagosur në sulm të armatosur në një bar
- 08:56 Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari
- 08:47 Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit