90 kilogramë kanabis që dyshohet se kishte destinacion Greqinë janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës.
Sasia e drogës u zbulua në një furgon të nisur nga Shqipëria, i cili u ndalua nga efektivët shqiptarë në pikën kufitare.
Pas konstatimit të lëndës narkotike, shoferi i furgonit dhe një pasagjer që ndodhej në mjet janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, ku po merren në pyetje në lidhje me rastin.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në transportin e lëndës narkotike.

