Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, 74-vjeçari përfundon në spital me djegie në fytyrë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen bombola e gazit në Maliq, 74-vjeçari përfundon
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:50, në fshatin Pojan, në Maliq, ku ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur i dëmtuar shtetasi Th. K., rreth 74 vjeç, i cili ka pësuar djegie në fytyrë. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacione paraprake

Rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, ka pësuar djegie në fytyrë vetë shtetasi Th. K., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese