Drejtoria e Shëndetësisë reagon pas sulmit ndaj infermieres: Siguria e stafit nuk negociohet

Një infermiere e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është sulmuar fizikisht gjatë punës, teksa po kryente një shërbim shëndetësor në banesën e një pacienti në lagjen Kalabria.

Të lidhura

None found

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, e ka dënuar incidentin dhe sulmin ndaj punonjëses shëndetësore.

Gashi ka deklaruar se dhuna ndaj profesionistëve që janë në shërbim të qytetarëve është e papranueshme dhe nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë, duke theksuar se siguria dhe dinjiteti i tyre janë të panegociueshme.

Rasti është denoncuar dhe aktualisht po trajtohet nga Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente, ka bërë të ditur ai.

Pavarësisht këtij incidenti, shërbimet shëndetësore në terren do të vijojnë pa ndërprerje. Sipas Gashit, bëhet fjalë për një rast të izoluar, i cili nuk do të cenojë ofrimin e kujdesit shëndetësor, ndërsa ekipet do të vazhdojnë t’u shërbejnë qytetarëve me të njëjtin përkushtim.


Shtuar më 27.09.2026 10:34

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom