Trupi i 39-vjeçarit u gjet i copëtuar në një apartament në Torino, 26-vjeçari pranon vrasjen: E vrava pa dashje pas një sherri Papa Leone XIV ndodhet në Lourdes të Francës, në kuadër të vizitës së tij katërditore në vend, ku këtë të diel do të kremtojë një Meshë në ajër të hapur në një prej vendeve më të rëndësishme të pelegrinazhit katolik.
Rreth 150 mijë pelegrinë pritet të marrin pjesë në Meshën në Shenjtëroren e Zojës së Lourdes, një vend që tërheq miliona besimtarë çdo vit.
Gjatë vizitës së tij, Papa Leone XIV do të takohet me ipeshkvijtë francezë, pelegrinët dhe murgeshat e Manastirit Karmelit. Në axhendën e tij është edhe një takim privat me shtatë viktima të abuzimit seksual brenda Kishës Katolike.
Në mbrëmje, Papa pritet të marrë pjesë në një procesion me pishtarë.
Lourdes është i njohur për historinë e Bernadette Soubirous, e cila në vitin 1858 raportoi një seri vizionesh të Virgjëreshës Mari. Më vonë, në këtë vend u ndërtua një nga qendrat më të mëdha të pelegrinazhit katolik në botë.
Vizita e Papës pritet të ketë ndikim edhe në ekonominë lokale, pasi mijëra pelegrinë kanë mbërritur në qytet për ceremonitë dhe aktivitetet e planifikuara.
Top Channel