Në pritje të përgjigjes zyrtare, Irani reagon pas refuzimit të Trump
Irani ka deklaruar se do të presë për një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë, pasi presidenti Donald Trump refuzoi propozimin për hapjen e ngushticës së Hormuzit për anijet tregtare brenda 7 ditëve.
Në një postim në rrjetin “Telegram”, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u shpreh në dijeni të refuzimit, por e akuzoi liderin amerikan për deklarata kontradiktore.
Më herët, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se propozimi i Teheranit ishte i papranueshëm dhe se kërkesa për marrëveshje bëhej sepse regjimi po humbiste ndjeshëm terren.
“Po e refuzoj marrëveshjen e tyre”, tha Trump ditën e shtunë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kishin kontroll total të ngushticës, ku sipas tij aktualisht kalojnë sasi masive naftës.
Nga ana e tij, Araghchi shkroi në “Telegram” se Trump kishte bërë shumë deklarata pozitive dhe po aq kontradiktore, “të cilat ne fatkeqësisht i dëgjojmë shpesh”, tha ai.
Por refuzimi i Trump u mbështet edhe nga ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker.
Administrata amerikane e ka etiketuar bllokadën ekonomike ndaj Iranit si “Operacioni i dëbimit ekonomik” dhe po përdor sanksionet për t’i bërë presion Teheranit për të ndalur sulmet ndaj mjeteve lundruese në Hormuz.
Por disa ekonomistë kanë vënë në dyshim nëse sanksionet e fundit do të jenë efikase, pasi kjo varet nga reagimi i partnerëve kryesorë tregtarë të Iranit.
Ata përfshijnë Kinën, blerësja më e madhe e naftës iraniane dhe që ka injoruar sanksionet e mëparshme amerikane dhe ka vazhduar të bëjë biznes me Republikën Islamike.
Rrëzohet helikopteri në Kanada, humbin jetën 4 persona
Pakistan, të paktën 11 të vdekur dhe 18 të plagosur nga një sulm ndaj një pike kontrolli
Afrika e Jugut, të paktën 17 të vdekur dhe 15 të plagosur në sulm të armatosur në një bar
- 10:34 “Si në kohën e Hitlerit”! Lavrov: Gjermania s’ka zënë mend nga lufta
- 10:21 Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
- 10:14 Rrëzohet helikopteri në Kanada, humbin jetën 4 persona
- 09:47 Pakistan, të paktën 11 të vdekur dhe 18 të plagosur nga një sulm ndaj një pike kontrolli
- 09:09 Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
- 09:06 Afrika e Jugut, të paktën 17 të vdekur dhe 15 të plagosur në sulm të armatosur në një bar