Kapet furgoni me 90 kg kanabis, arrestohen shoferi dhe pasagjeri

Kapet një sasi e madhe droge në Kakavijë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Tentativa për trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë ka rezultuar e dështuar. Një furgon është ndaluar në vijën e dytë kufitare nga policët kufitarë shqiptarë në Kakavijë.

Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, ndërsa po hetohen rrethanat e këtij trafiku dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sasia e drogës së sekuestruar është kanabis, me peshë rreth 90 kg. Vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?