
Disa banesa janë evakuuar mëngjesin e kësaj të diele në Whelford, në jugperëndim të Anglisë, pranë bazës ajrore RAF Fairford që përdoret nga forcat amerikane.
Policia e Gloucestershire e shpalli situatën “incident madhor” pas arrestimit të disa burrave, të dyshuar për shkelje të ligjit për lëndët shpërthyese.
Ekspertët e ushtrisë për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese po kontrollojnë disa automjete.
Për arsye sigurie, banorët e zonës janë dërguar në një qendër sportive aty pranë, ndërsa policia ka vendosur një perimetër sigurie.
Autoritetet thonë se besojnë që incidenti është i kufizuar në zonën ku po ndërhyjnë.
Policia nuk ka bërë të ditur ende çfarë është gjetur në automjete dhe as një lidhje të mundshme mes të arrestuarve dhe bazës ajrore. Hetimet dhe kontrollet vijojnë./Versus.al

