Një 43-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Maliq, pasi makina e tij ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë.
Sipas të dhënave paraprake, 43-vjeçari kishte ndaluar automjetin dhe po nxirrte rrobat nga bagazhi, kur mjeti dyshohet se ka lëvizur. Në përpjekje për ta ndaluar dhe mbajtur automjetin nga pas, ai është zënë poshtë prej tij.
43-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë si pasojë e tyre. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.

