Një prej personave të arrestuar në operacionin antidrogë në Tiranë është Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”, i cili sipas hetimeve dyshohet se kishte rolin e furnizuesit të grupit me lëndë narkotike.
Grupet kriminale dyshohet se kishin shtrirë aktivitetin në disa zona të kryeqytetit, ndërsa droga, sipas hetimeve, shpërndahej edhe në gjimnaze. Në mesin e institucioneve arsimore të përmendura janë “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe Gjimnazi Profesional Ekonomik. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se shpërndarësit furnizonin me drogë edhe persona të mitur.
Xhani rezulton të jetë i njohur më herët për policinë. Sipas të dhënave të hetimit, ai ka precedentë penalë për vepra të lidhura me drogën dhe plagosjen.
Mes të arrestuarve është edhe Engrid Henaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se kishte një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit.

