Operacioni “Dosja 23” në Zubin Potok, arrestohen nëntë të dyshuar për krime lufte

27 Shtator 2026, 10:40Rajoni TEMA
Operacioni “Dosja 23” në Zubin Potok, arrestohen

Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës me emrin e koduar “Dosja 23”.

Sipas policisë, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e personave të arrestuar apo veprimet konkrete për të cilat ata dyshohen.

“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim.

Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje