
Një sasi e madhe droge është në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Tentativa e trafikimit të drogës ka rezultuar e dështuar nga Shqipëria në Greqi. Një furgon është ndaluar në vijën e dytë kufitare nga policët kufitarë shqiptarë në Kakavijë.
Shoferi dhe një pasagjeri janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, ndërsa po hetohen rrethanat e këtij trafiku dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në të.
Sasia e drogës ka qenë kanabis me peshë afro 90 kg. Po vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale. (A2 Televizion)