Protestat pas aktgjykimit të Speciales, Maliqi: Deklaratat politike ndihmuan në qetësimin e turmës

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestat në Prishtinë nuk morën përmasat e tensionuara që ishin paralajmëruar në rast të një vendimi dënues.

Të lidhura

None found

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ditën e vendimit pati reagime më të ashpra të qytetarëve, të cilat u përqendruan te misioni i EULEX-it në Prishtinë. Megjithatë, protestat e zhvilluara në ditët pasuese, deri në ditën e 11-të, u karakterizuan nga qetësia.

Kundërshtimi ndaj aktgjykimit u shpreh përmes tubimeve të studentëve, OVL-UÇK-së dhe grupeve të ndryshme, ndërsa protesta e qytetarëve vazhdon çdo mbrëmje në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Gjatë kësaj periudhe, përfaqësues të pozitës dhe opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që pakënaqësinë ta shprehin në mënyrë paqësore dhe pa shkaktuar dëme materiale.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, tha për KosovaPress se deklaratat e matura të politikanëve kanë ndikuar në qetësimin e protestuesve dhe e kanë ndihmuar policinë në menaxhimin e situatës.

Maliqi: Mesazhet e qeta të politikanëve e lehtësuan punën e policisë

Maliqi vlerësoi se deklaratat e deritanishme kanë qenë të mira dhe kanë përcjellë mesazhe qetësuese. Sipas tij, një qëndrim i matur e ul tensionin te masa dhe i krijon Policisë së Kosovës kushte më të mira për të menaxhuar protestat. Ai tha se mospajtimi me vendimin për katër ish-krerët në Hagë duhet të shprehet në mënyrë të qetë dhe të përmbajtur, e jo përmes sulmeve ndaj institucioneve apo individëve.

Ish-drejtori i Policisë shprehu gjithashtu shqetësimin se në protesta mund të ketë persona të infiltruar, të cilët mund të paguhen nga shërbime të huaja, veçanërisht nga shërbimi serb, për të shkaktuar incidente në dëm të Kosovës.

Maliqi: Persona të paguar mund të synojnë sulme ndaj institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare

Ai deklaroi se Kosova ka armiq përgjatë kufijve të saj, të interesuar që protestat të përshkallëzohen dhe të rikthehet dhuna. Sipas Maliqit, qëllimi i këtyre personave do të ishte nxitja e incidenteve dhe sulmi ndaj institucioneve të Kosovës e institucioneve ndërkombëtare, të cilat, sipas tij, nuk po e favorizojnë Kosovën dhe as katër të akuzuarit që ndodhen në Hagë.

Ndër politikanët që kishin paralajmëruar se reagimet e qytetarëve mund të bëheshin më të tensionuara ishte edhe Nait Hasani i PDK-së.

Në një prononcim për KosovaPress, Hasani tha se nuk kanë vepruar asnjëherë në mënyrë agresive ndaj askujt, por kanë kërkuar bashkim në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Hasani: Kosova duhet të mbrojë vlerat e UÇK-së dhe krerët e saj në Hagë

Hasani u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në protestat në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat, sipas tij, e kanë bërë Kosovën shtet. Ai theksoi se si shtet duhet të mbrohen këto vlera dhe krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Deputeti kërkoi nga organizatorët që përmes rrjeteve sociale të mobilizojnë sa më shumë qytetarë. Sipas tij, pjesëmarrja e madhe do t’i tregonte botës se protestuesit kanë një qëllim të përbashkët, ndërsa ata që shprehen ndryshe i konsideroi pakicë dhe njerëz që kanë humbur orientimin politik të kohës.

Një tjetër protestë kundër vendimit të Hagës është marshi gjithëpopullor “Jo në emrin tim”, i paralajmëruar për 1 Tetor, ditë e enjte, në orën 16:00.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi dhe e dënoi me 25 vjet burgim; ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet; ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, me 18 vjet; si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.


Shtuar më 27.09.2026 10:46

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom