Torino tronditet nga vrasja e 39-vjeçarit, 26-vjeçari pranon autorësinë: “E vrava pa dashje pas sherrit

Një krim i rëndë ka tronditur Torinon, ku trupi i 39-vjeçarit Fabio Colapietro, banues në Chivasso, u gjet i copëtuar në një apartament në periferi të veriut të qytetit. Për ngjarjen është ndaluar 26-vjeçari Christian Matheus De Oliveira Morando, i cili gjatë seancës së marrjes në pyetje nga gjyqtari pranoi se e kishte vrarë Colapietron, por deklaroi se nuk e kishte bërë me dashje.

Të lidhura

None found

“E vrava, por pa dashje. Sigurisht që nuk ishte e planifikuar”, mësohet të ketë thënë 26-vjeçari përpara gjyqtarit.

Sipas dëshmisë së tij, përplasja nisi pas një konflikti për para. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas disa ditësh në të cilat, në apartament, ishin konsumuar alkool dhe substanca narkotike.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që vrasja të ketë ndodhur gjatë një feste, ku ishin përdorur droga të ndryshme. Avokati i të dyshuarit përmendi MDPHP, crack, LSD, kërpudha halucinogjene dhe kanabis, si dhe pije të forta alkoolike.

Avokati e përshkroi klientin e tij si “të hutuar” dhe tha se “nuk mund t’i ketë bërë të gjitha i vetëm”.

Në versionin e rrëfyer nga i dyshuari, të nesërmen ai u zgjua pasi kishte dëgjuar se Colapietro mund t’i kishte marrë rreth 50 euro. Më pas shpërtheu një konflikt fizik, gjatë të cilit, sipas avokatit, personat e pranishëm u përleshën dhe 39-vjeçari ra në tokë, ku edhe humbi jetën.

I pyetur nëse e kishte kapur viktimën për qafe, 26-vjeçari u përgjigj se nuk e kujtonte. Mbrojtja bëri të ditur se pas ngjarjes ishin kryer për rreth dy orë përpjekje për reanimim, përmes frymëmarrjes gojë më gojë dhe masazhit kardiak.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe Nicole Formichetti, 47 vjeçe, mësuese dhe qiramarrëse e apartamentit, si dhe Keith Butig, 22 vjeçe. Të dyja dyshohen për favorizim dhe përfshirje në fshehjen e trupit.

Formichetti zgjodhi të mos u përgjigjej pyetjeve të gjyqtarit. Avokatët e saj shpjeguan se ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte dhe se marrja në pyetje mund të zhvillohet në një fazë tjetër.

Butig, një grua transgjinore, mohoi çdo përfshirje në vrasje. Sipas avokatit të saj, ajo kishte qenë në festë dhe kishte blerë qeset e zeza, por nuk kishte marrë pjesë në veprimet e mëvonshme. Mbrojtja pretendon se ajo ndodhej në gjendje të rënduar dhe ishte izoluar në një dhomë.

Tashmë pritet vendimi i gjyqtarit për konfirmimin e ndalimeve, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e vrasjes dhe për të përcaktuar rolin e secilit person të përfshirë.


Shtuar më 27.09.2026 10:51

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom