Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona dhe evakuohen banorët

27 Shtator 2026 | 10:58

Një incident i rëndë është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë, e cila përdoret nga Forcat Ajrore të SHBA-së.

Policia ka arrestuar disa persona nën dyshimin për vepra penale sipas Aktit të Eksplozivëve, ndërsa një ekip special i ushtrisë britanike për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese po kontrollon disa automjete në zonë.

Si masë sigurie, disa banesa në zonën e Whelford janë evakuuar dhe është vendosur një kordon policor. Në zonë janë parë rreth 30 automjete të shërbimeve të emergjencës, ndërsa policia e armatosur ka bllokuar hyrjen në portën kryesore të bazës.

Autoritetet britanike e kanë cilësuar situatën si një “incident madhor”, ndërsa kanë deklaruar se ngjarja konsiderohet e lokalizuar dhe nën kontroll. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi natyrën e dyshimeve apo mbi personat e arrestuar

RAF Fairford është përdorur gjatë muajve të fundit nga Forcat Ajrore amerikane për operacione ushtarake dhe strehon personel të SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për ceremoninë e nisjes së mandatit si Ambasador i SHBA në Tiranë

Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, duke nisur zyrtarisht misionin e tij si...
11:11 | 26/09/2026

Putin përmbys çdo pretendim: Ne nuk do të bëjmë luftë me Europën

Moska nuk po përgatitet për veprime ushtarake kundër vendeve evropiane, tha Presidenti Vladimir Putin, duke hedhur poshtë pretendimet për një kërcënim rus si një përpjekje...
10:19 | 26/09/2026

Vlora Hyseni shkon në GJKKO, momenti kur hyn në ambientet e gjykatës

Ish -drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ka shkuar këtë të enjte në GJKKO për seancën e pyetjeve lidhur me masën e saj të sigursë “Arrest...
11:55 | 24/09/2026