Italia rrezikon Europianin, presidenti Çeferin lëshon alarmin: UEFA pret që…

Aleksandër Çeferin, ka folur së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, duke treguar se ekziston rreziku që Italia të humbasë organizimin e Europianit 2032.

Shkak është bërë mundësia e largimit të Xhovani Malagos, që është president i Federatës Italiane të Futbollit.

Të lidhura

None found

Presidenti i UEFA-s ka paralajmëruar, teksa Italia është organizatore bashkë me Turqinë. Çeferin konfirmoi si qëndron situata, teksa vendimi drastik mund të pasojë nëse Malago largohet.

“Pa hyrë në interpretime juridike, dua të kujtoj se nuk është hera e parë që ngrihet çështja e ndërhyrjeve të jashtme në aktivitetin e Federatës së Futbollit. FIFA dhe UEFA kanë insistuar gjithmonë qartë për autonominë e federatave. Shpresoj që organet kompetente të marrin sa më shpejt një vendim në përputhje me rregullat e sistemit sportiv. Përkeqësimi i krizës institucionale nuk i bën mirë askujt.

Ne nuk synojmë të paragjykojmë vendimet e institucioneve, por pavarësia e federatave dhe respektimi i vullnetit të anëtarëve të tyre janë parime themelore të statuteve të UEFA-s dhe FIFA-s dhe presim që ato të respektohen. Besojmë se institucionet sportive italiane do të dinë të gjejnë një zgjidhje në përputhje me këto parime, në interes të futbollit italian dhe ndërkombëtar.

Largimi nga Europiani? Nuk kam ndërmend të komentoj skenarë hipotetikë. Ende nuk është marrë asnjë vendim. Them vetëm se, si bashkëorganizatore, Italia ka një përgjegjësi të veçantë. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të ruhet pavarësia e institucioneve sportive. Çdo formë ndërhyrjeje politike mund të minojë besimin e UEFA-s dhe të partnerëve të tjerë, gjë që nuk do të ishte në interesin as të futbollit italian dhe as të turneut.

Poltika italiane krijon probleme? Nuk do të thoja se Italia i krijon probleme UEFA-s, përkundrazi. Italia është një nga shtyllat e futbollit europian për nga historia, tradita dhe pasioni, ndërsa me FIGC-në dhe të gjithë botën sportive italiane kemi një dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv”, u shpreh Çeferin.


Shtuar më 27.09.2026 10:58

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom