Dyshohet se porositi mbi 400 kg kokainë, GJKKO lë në burg Bledar Çafin
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Çafin, i arrestuar një ditë më parë në Shkodër në kuadër të një operacioni të SPAK.
Çafi nuk ka folur para gjyqtarit, por është përfaqësuar nga avokati.
50-vjeçari u arrestua në orët e para të mëngjesit të së shtunës, gjatë një operacioni të zhvilluar në banesën e tij në Shkodër.
Ai dyshohet si një nga porositësit e ngarkesës prej 427 kg kokainë, e kapur në portin e Roterdamit, në Holandë, në vitin 2020. Nga bisedat e zbardhura në Sky ECC, sasia e drogës, me vlerë miliona euro, ishte nisur me kontenier nga Ekuadori.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për kapjen e një personi tjetër, i cili nuk është gjetur në banesë gjatë operacionit. Sipas të dhënave, në kërkim është shpallur Endrit alias Indrit Dokle.
Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari
Aksident tragjik në Maliq, humb jetën 44-vjeçari
- 12:12 Bitcoin mbi 84 mijë dollarë, pranë nivelit më të lartë në 8 muaj
- 11:21 SHBA: Masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
- 10:58 Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona dhe evakuohen banorët
- 10:42 Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiçin me energji
- 10:36 Në pritje të përgjigjes zyrtare, Irani reagon pas refuzimit të Trump
- 10:34 “Si në kohën e Hitlerit”! Lavrov: Gjermania s’ka zënë mend nga lufta