Një sulm i armatosur në një bar në jugperëndim të Johanesburgut, në Afrikën e Jugut, ka shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve.
Të lidhura
None found
Ngjarja e rëndë u regjistrua të shtunën, në orët e vona të mbrëmjes, në një lokal të zonës Wendela, në provincën Gauteng. Policia bëri të ditur se tetë persona të armatosur hynë në ambientet e barit dhe qëlluan mbi klientët.
Sipas të dhënave paraprake, autorët përdorën pushkë të tipit AK-47 dhe pistoleta, duke hapur zjarr në mënyrë të pakontrolluar brenda lokalit.
Ndër viktimat janë edhe tre gra. Të 17 personat u gjetën brenda barit, ndërsa ekipet e emergjencës konfirmuan se kishin ndërruar jetë.
Ndërkohë, 15 të plagosurit u dërguan në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Forcat e policisë kanë vënë në lëvizje një operacion për arrestimin e tetë autorëve, të cilët vijojnë të jenë në arrati. Shkaqet e sulmit nuk janë përcaktuar ende.
