Rreth 90 kilogramë kanabis janë sekuestruar në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Një furgon që dyshohet se po tentonte të trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë është ndaluar në vijën e dytë kufitare nga policët kufitarë.
Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të trafikut dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.












