AKTUALITET /

Braçe del për pazarin e së dielës dhe alarmohet: Denoncon çmimet dhe kursin e euros në supermarkete

Pas pazarit të javës, Braçe shkroi në rrjetet sociale se frutat, perimet dhe produktet e përpunuara vijojnë të shiten shtrenjtë.

Shkruar nga Versus
Braçe del për pazarin e së dielës dhe alarmohet: Denoncon
Erion Brace

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar këtë të dielë çmimet e produkteve ushqimore dhe kursin me të cilin disa supermarkete pranojnë pagesa në euro e dollarë.

Pas pazarit të javës, Braçe shkroi në rrjetet sociale se frutat, perimet dhe produktet e përpunuara vijojnë të shiten shtrenjtë.

Sipas tij, çmimet lidhen me kostot e larta të prodhimit vendas, mungesën e mbështetjes për prodhuesit dhe një industri ushqimore që ai e cilëson “thuajse inekzistente”. Por, shton deputeti, ato pasqyrojnë edhe abuzime në treg.

Braçe publikoi pamje të njoftimeve në disa supermarkete, ku një euro pranohej me 9

Postimi i plotë i Erion Braçes 

E diel sot. Sapo bëra pazarin e javës. Unë dal vetë të blej në tregje e dyqane.

Për çmimet, fjalët kanë mbaruar. Perimet dhe frutat e freskëta, vendase e të importuara, si edhe produktet e përpunuara, thuajse të gjitha të importuara, janë të shtrenjta dhe vijojnë të mbeten të tilla. Siç ju dëshmoj në video, këto çmime pasqyrojnë kostot e larta të prodhimit vendas, mungesën e mbështetjes dhe të bashkëfinancimit, si edhe një industri ushqimore thuajse inekzistente.

Por pasqyrojnë edhe një abuzim që të lë pa mend. E them realisht.

Shihni në video njoftimin e afishuar në një, dy, tre supermarkete për kursin me të cilin pranojnë euron dhe dollarin: 90 lekë për 1 euro dhe 77 lekë për 1 dollar.

Së pari, supermarketet, dyqanet dhe pikat e karburantit nuk janë të autorizuara të këmbejnë monedha të huaja. Ato kanë detyrimin të tregtojnë në lekë.

Por ka edhe më. Kursi që afishojnë është shumë më i ulët se kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë dhe ai i tregut të lirë: 91,56 lekë për 1 euro dhe 80,22 lekë për 1 dollar.

Ajo që të lë pa mend është se, ndërsa leku forcohet dhe euro e dollari bien — në këto dyqane edhe më shumë sesa në treg — çmimet e produkteve të importuara mbeten të larta.

Pra, tregtarët i marrin eurot më lirë, madje më lirë se kursi i Bankës së Shqipërisë dhe i tregut. Me këto euro blejnë produkte jashtë, i sjellin këtu dhe na i shesin me çmime që nuk pasqyrojnë rënien e euros apo të dollarit.

Pyetja që kam sot është: A nuk duhen taksuar më shumë këto mbifitime?!

0 lekë dhe një dollar me 77 lekë.

Ai vuri në dukje se këto vlera janë më të ulëta se kursi zyrtar që citoi në postimin e tij, ndërsa çmimet e mallrave të importuara mbeten të larta edhe kur euro dhe dollari zhvlerësohen kundrejt lekut.

Deputeti ngriti gjithashtu pretendimin se supermarketet, dyqanet dhe pikat e karburantit nuk janë të autorizuara të kryejnë këmbim valutor dhe duhet të tregtojnë në lekë. Në fund të reagimit, ai shtroi pyetjen nëse fitimet që i cilëson të tepërta duhen taksuar më shumë./Versus.al

 

Poll