Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Rrumbullaku thotë se Rama nuk është përfshirë në disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka komentuar edhe një fotografi nga një takim në Nju Jork, ku shfaqen liderë të tjerë të rajonit, duke thene se kryeministri shqiptar nuk ishte pjesë e takimit, pasi ka perjetuar bllokadën më të rëndë.
“Ramiu në 7 ditë në New York ka përjetuar bllokun më të fortë diplomatik që mund t’i jetë rezervuar vetëm Gadafit qëmoti. Shtatë ditë përpjekje për takime me presidentë, kryeministra, apo senatorë amerikanë, asnjë rezultat. Organizoi vetëm tre takime me shoqatat e Tuzit dhe Ulqinit, ku njerëzit hynin me lista. Presioni është masiv. SPAK vetëm ka gërvishtur pak disa dosje. Çfarë pritet janë dosje edhe më skandaloze”,shkruan Rrumbullaku duke theksuar se “Dorëheqja është zgjidhja më e mirë.














