SHBA: Masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme

27 Shtator 2026 | 11:21

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se ka dërguar përfaqësues në mbarë botën për t’iu bërë presion vendeve që ta izolojnë ekonomikisht Iranin, duke përmendur kufizime të reja që kanë goditur linjat ajrore të Republikës Islamike dhe sektorët bankarë.

“Me udhëzimin tim, ekipet janë dislokuar në mbarë globin për t’u angazhuar me shtetet dhe për të kërkuar veprim kundër regjimit iranian”, shkroi ai në X.

“Këto përpjekje po japin rezultate”, shtoi sekretari Bessent.

Bessent tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar të gjitha fluturimet e kompanive ajrore iraniane dhe se Turqia dhe Omani kanë ndaluar fluturimet hyrëse të Mahan Air.

Emirati i Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë ajrore iraniane, me disa fluturime në ditë, si dhe atje ka një komunitet të madh iranian.

Një artikull i Wall Street Journal, të cilin e shpërndau Bessent, tha se ndihmëssekretari i Thesarit për financimin e terrorizmit ka udhëtuar nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropë për dy javë për të shtyrë përpara planin për vendosjen e asaj që Bessent e quajti “Dita D ekonomike” ndaj Iranit.

Sipas kësaj media amerikane, janë zhvilluar diskutime me më shumë se 50 vende.

Së voni, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një “ofensivë ekonomike” ndaj Iranit, që synon ndërprerjen e çdo burimi ekonomik të regjimit. Bessnet ka thënë në gusht se masat synojnë izolimin e Republikës Islamike.

Masat amerikane vijnë në kohën kur SHBA-ja dhe Irani ende nuk kanë arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se beson që një marrëveshje për përfundimin e konfliktit do të arrihet pas zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen në SHBA në nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në pritje të përgjigjes zyrtare, Irani reagon pas refuzimit të Trump

Irani ka deklaruar se do të presë për një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë, pasi presidenti Donald Trump refuzoi propozimin për hapjen e ngushticës së...
10:36 | 27/09/2026

Rrëzohet helikopteri në Kanada, humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën në një rrëzim helikopteri në juglindje të Montrealit, njoftoi policia në provincën kanadeze të Kebekut të shtunën pasdite. Sipas rrjeteve televizive...
10:14 | 27/09/2026

Pakistan, të paktën 11 të vdekur dhe 18 të plagosur nga një sulm ndaj një pike kontrolli

Të paktën 11 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një pikë kontrolli në Pakistanin verior sot, thanë autoritetet...
09:47 | 27/09/2026