Irani ka deklaruar se do të presë një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë pasi Presidenti Donald Trump refuzoi një propozim për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar brenda shtatë ditësh. Në një postim në Telegram, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pranoi refuzimin e Trumpit, por e akuzoi presidentin se më parë kishte bërë deklarata kontradiktore. Araghchi shkroi në Telegram se Trump "ka bërë shumë deklarata të mira, si dhe shumë deklarata kontradiktore, të cilat për fat të keq i dëgjojmë shpesh. Po presim që ndërmjetësuesit të na përcjellin pikëpamjet përfundimtare dhe ne do të marrim një vendim bazuar në to", tha Araghchi.