Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Rinas Dy operacione të policisë janë finalizuar në Fier, në kuadër të kontrolleve për armëmbajtjen pa leje dhe verifikimin e automjeteve luksoze.
Në operacionin e koduar “No Guns 5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë një 66-vjeçar, me inicialet R. M., banues në Fier, i dyshuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip automatik, si dhe një krehër me 29 fishekë luftarakë
Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier zhvilloi një tjetër operacion për verifikimin e burimit të të ardhurave të përdorura për blerjen e automjeteve luksoze
Gjatë kontrolleve, u ndalua për verifikim një automjet tip “Benz”, i prodhuar në vitet e fundit. Pas verifikimeve, automjeti rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.
Për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë 26-vjeçari E. D., banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Policia njofton se kontrollet dhe operacionet do të vijojnë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe trafikimit të mjeteve motorike. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier/ Finalizohen 2 operacione në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në kuadër të verifikimit të automjeteve luksoze.
Sekuestrohen një armë zjarri automatike, municion luftarak dhe një automjet luksoz.
Vihet në pranga 66-vjeçari që posedonte armën e zjarrit në banesë.
Procedohet penalisht 26-vjeçari që kishte në përdorim automjetin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se posedonte armë zjarri në banesë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “No Guns 5”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 66 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe një krehër me 29 fishekë.
Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze, ndaloi për verifikim një automjet tip “Benz”.
Gjatë verifikimeve, automjeti, prodhim i viteve të fundit, rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.
Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të mjeteve motorike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel